LSI shpall kandidatët e bashkive, ja emrat
Pas mbledhjes së kryesisë së LSI-së, deputeti Petrit Vasili shpalli kandiaturët e LSI në të gjitha bashkitë ku mazhoranca ka rënë dakort se kandidati do t’i përkasë forsës së dytë të koalicionit qeverisës.
Ja cilët janë kandidatët e LSI
Lezhë, Viktor Tusha
Gjirokastër, Zamira Rami
Kukës, Hasan Halili
Berat, Pertit Cine
Pogradec, Diana Mile
Përrenjas, Miranda Rira
Kuçovë, Saelfo Kapllani
Bulqizë, Melein Damthi
Cërrik, Altin Toska
Selenicë, Kasëm Senaj
Vorë, Luan Sallaku,
Mallakastër, Shyqyri Kapllani,
Skrapar, Nesim Spahiu
Delvinë, Ilir Balili
Kolonjë, Arben Manjo
Vasili bëri të ditur edhe një tjetër vendim të marrë nga LSI, atë të respektimit të kuotës prej 30% të përfaqësimit të lëvizjes rinore në këshillat bashkiake, në të gjitha bashkitë e vendit.