LSI/Spahiu: Dibra na ka besuar në 2013 dhe 2017, shqetësimet e tyre i kemi përfshirë në programin tonë

Këtë të premte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat në Dibër, ku edhe prezantoi kandidatët e këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit. Ish-deputeti i zonës Përparim Spahiu, pjesë e takimit thotë se Dibra i ka besuar në 2013 dhe 2017, ndaj dhe problemet e tyre i kanë përfshirë në programin e LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

”Gjatë këtij mandati të zgjedhjeve të fundit kemi ngritur problematikat e minatorve të Bulqizës, si dhe problemet e bujqësisë dhe blegtorisë, që me vizitën e para një viti në Radomirë që problematika më e madhe ishte se kishte rënë numri i krerve nga 13000 në 1000 krerë bagëti. Dhe ne këtë shqetësim gjithashtu e kemi përfshirë në programin tonë për zgjedhjet e 2021”,-shkruan Spahiu në facebook.

Nga ana tjetër, ai thotë se më 25 Prill shqiptarët do të votojnë për demokracinë dhe kundër sistemit të një personi të vetëm që ka humbur drejtimin. ”Unë besoj fort që lajmi i fitores së 25 Prillit do fillojë nga Dibra, sepse e ka treguar që di të zgjedhë”.

Postimi i plotë

Që ditën e parë që unë u bëra pjesë e LSI-së prioritet ka qenë të gjejmë njerëzit e duhur që qytetarët të përfaqësohen në mënyrën më të mirë.

Dibra na ka besuar në 2013 dhe 2017. Gjatë këtij mandati të zgjedhjeve të fundit kemi ngritur problematikat e minatorve të Bulqizës, si dhe problemet e bujqësisë dhe blegtorisë, që me vizitën e para një viti në Radomirë që problematika më e madhe ishte se kishte rënë numri i krerve nga 13000 në 1000 krerë bagëti. Dhe ne këtë shqetësim gjithashtu e kemi përfshirë në programin tonë për zgjedhjet e 2021.

Kjo situatë nuk mund te vazhdojë më shumë dhe do të marrë zgjidhje në zgjedhje. Me 25 Prill shqiptarët do të votojnë për demokracinë dhe kundër sistemit të një personi të vetëm që ka humbur drejtimin. Unë besoj fort që lajmi i fitores së 25 Prillit do fillojë nga Dibra, sepse e ka treguar që di të zgjedhë.

SHKARKO APP