LSI, Vojo Bregu: Në Vorë struktura të policisë po mundohen ta ndalojnë votuesin e opozitës të votojë në 25 prill

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kandidati për deputet i LSI-së Vojo Bregu u shpreh se fushata e opozitës është duke vazhduar shumë mirë, por jo ajo e mazhorancës.

Sipas Bregut, ka dyshime që do të bëhet një ndalim i votuesve të opozitës ditën e zgjedhjes, por që theksoi se LSI do ta mbrojë votën opozitare.

Bregu: Fushata e opozitës është duke vazhduar shumë mirë, ndërsa ajo e mazhorancës jo. Ka një entuziazëm shumë të madh në pritjen e Bashës dhe kryemadhit. Kanë një padurim që të presin 25 prillit për ta hequr të keqen qysh këtë javë. Pandemia ka kufizuar deri në një farë mase qasjen te qytetarët, por kjo nuk na ka ndaluar që të shkojmë te ta edhe përmes platformave online. Ne si LSI kemi një program shumë të thjeshtë dhe të zbatueshëm. Unë jam ndjerë shumë komod në këtë fushatë dhe kjo ka të bëjë me kontaktet që kam pasur me njerëzit.

Në zonën e Vorës ku kam përgjegjësi politike, unë kam 5-6 vite që jam në kontakt me njerëzit dhe e kam shumë të thjeshtë për t’i shpjeguar programin tonë dhe arsyen pse kjo qeveri duhet të largohet për ta kthyer vendin në shinat ligjore. Nga ana tjetër ne kemi denoncuar me fakte deformimin dhe vjedhjen e votës. Ndërsa s ai takon tërmetit dhe rindërtimit janë procedura tërësisht që janë në kuadër të deformimit të votë. Ne kemi bërë denoncime dhe e kemi çuar në SPAK këtë çështje. Kemi dyshime që do të bëhet një ndalim i votuesve të opozitës ditën e zgjedhjes, por që ne nuk do të lejojmë dhe do të jemi aty.

Bregu shtoi se ka struktura të policisë në Vorë po mundohet ta bëjnë këtë ndalim në zonën e Vorës.

Bregu: Ka struktura të policisë në Vorë po mundohen ta bëjnë këtë ndalim dhe ne po përpiqemi që të bëjmë faktin e kësaj gjëje dhe denoncimin e kësaj përpjekjeje. Besoj se do ta faktojmë edhe këtë radhë një gjë të tillë. Ky është një shqetësim shumë i madh në raport me zgjedhjet. Mjafton që të shihet ajo që tha ambasadorja e SHBA-së për blerjen e votës, faktohet se këto informacione nuk ka mbërritur vetëm te ne, por edhe te rangjet më të larta diplomatike. Nuk është vetëm një deklaratë, por janë disa që janë të targetuara drejt vjedhjes së votës në zgjedhje.

SHKARKO APP