LSI zgjedh koordinatorët e tre qarqeve

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur drejtuesit që do koordinojnë aktivitet e partisë në tre qarqe; Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, Kryesia e Ekzekutive e LSI vendosi ‘Koordinatorët e Qarkut’. Në Tiranë koordiantor do të jetë Përparim Spahiu, në Durrës Nasip Naço dhe në Vlorë Flamur Çelaj
“Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në vitin 2020”,- njoftoi zyra e shtypit e LSI.

SHKARKO APP