LSI zyrtarizon kandidatët për bashki në Pogradec, Gjirokastër dhe Prrenjas

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot kandidatët e saj për bashkitë e Prenjasit, Pogradecit dhe Gjirokastrës.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha në një deklaratë për mediat është shprehur se në qytetin e Prrenjasit kandidate do të jetë Miranda Rira, e cila do të lërë mandatin e saj si deputete e qarkut të Elbasanit.

Ndërsa Gjosha është shprehur se për bashkinë e Pogradecit, kandidate do të jetë Diana Mile. Ndërsa në bashkinë Gjirokastër kanidate e LSI do të jetë, Zamira Rami.

Lëvizja Socialsite për Integrim ka të drejtën e propozimit të kandidatëve të mazhorancës në 15 bashki të vendit. Këto bashki janë: Berat, Lezhë, Gjirokastër. Kukës, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Vorë, Cërrik, Prrenjas, Selenicë, Delvinë, Bulqizë, Mallakastër, Kolonjë”.

SHKARKO APP