Lu e Vlahutin sot takim me grupin e PS-LSI, nesër me PD

Ditën e sotme, ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin do të zhvillojnë takime me grupet parlamentare të PS dhe të LSI.

Sipas burimeve, takimi me grupin e parlamentar të PS do të zhvillohet në orën 15:00, ndërsa me grupin e LSI në orën 17:00.

Takimi vjen në kuadër të miratimit të reformës në drejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa takimi me grupin parlamentar të PD do të zhvillohet nesër, pasi sot kryeopozitari Lulzim Basha ndodhet për një vizitë në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga PD thonë se mbledhje e grupit do të zhvillohet nesër në orën 10:00.

Takimet e ambasadorëve me grupet parlamentare të partive u paralajmërua javën që shkoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?