Lu, letër Halim Kosovës: Jeni shembull për politikën shqiptare!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, i ka dërguar një letër Halim Kosovës, kandidatit të APPD-së për bashkinë e Tiranës.

Në këtë letër Lu e vlerëson rolin dhe fushatën e bërë nga Kosova në këto zgjedhje si she një se politika shqiptare po piqet.

Ja cili është teksti i plotë i letrës

Swiss Digital Desktop Reklama

I dashur Dr. Kosova

Swiss Digital Mobile Reklama

Doja t’iu dërgoja këtë letër për t’iu përgëzuar për fushatën pozitive për Bashkinë e Tiranës dhe të përqendruar në problematika.

Ambasada jonë ka folur shpesh në muajt e fundit rreth politikanëve të korruptuar dhe kriminelë që janë përfshirë në blerje vote, shantazhim dhe manipulim të institucioneve demokratike.

Në kontrast me këtë, ne pamë që ju ishit personalisht i angazhuar në një proces të ndershëm dhe të hapur. Ju folët për çështje që shqetësojnë votuesit e Tiranës. Ne mendojmë se fushata juaj ishte një shenjë për qytetarët shqiptarë se sistemi i tyre politik po maturohet.

Ne të falenderojmë për përpjekjet tuaja për të përmirësuar vendin. Në veçanti, ne vlerësojmë punën tuaj të jashtëzakonshme si Ministër i Shëndetësisë. Mezi pres të bisedoj me ju për këto çështje në një të ardhmen të afërt.

Sinqerisht

Donald Lu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?