Luan Rama: 25 prilli, dita e madhe e fitores! Qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në
Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Vlorës, Luan Rama deklaron se 25 prilli do të jetë dita e madhe e fitores.
Në një mesazh të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Luan Rama shprehet se qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në.
“25 prilli – dita e madhe e fitores:
Qytetaria vlonjate, mbështetje e madhe për LSI-në.
Mes qytetarëve të Vlorës dhe bashkë me ta, për ndryshimin dhe fitoren e madhe për LSI-në, forcën e madhe të lëvizjes së të rinjve, pa përfshirjen e të cilëve në politikë, Shqipëria nuk do të mund të jetë shtëpia e tyre.
Ndaj 25 prilli është dita kur të gjithë duhet të votojnë LSI-në”, deklaron Luan Rama.