Luan Rama: Asnjë shans që LSI t’i bashkojë mandatet me PS-në për hir të mos lënies së vendit pa qeveri

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama, thotë do të ketë një marrëveshje me PD-në për të qeverisur vendin pas 25 prillit dhe se kjo forcë politike nuk do t’i bashkojë mandatet me PS-në nëse kësaj të fundit do t’i duhen për të plotësuar numrin e nevojshëm për krijimin e qeverisë.

“Jo vetëm marrëveshje për qeverisjen e pas 25 prillit por që prej momentit kur LSI-ja shpalli qëndrimin në opozitë, arriti marrëveshje në frontin opozitar. Aktualisht jemi në detajimin e alternativës qeverisëse për të shkuar më pas jo vetëm tek programi real dhe konkret, por edhe për të bërë diferencën thelbësore të asaj që sot është në qeveri dhe asaj që do të vijë”,- u shpreh ai në ”Euronews”.

I pyetur konkretisht nëse LSI-ja do ta linte pa qeveri vendin nëse PS-së do t’i duheshin votat e saj për të formuar qeverinë e ardhshme, ai tha se ”nuk do të ketë asnjë shans më që kjo juntë me emra pa identitet, që nuk i njeh askush”,- tha zv/kryetari i LSI-së, teksa më tej vijoi mendimin se qëndrimi i LSI-së do të jetë i palëkundshëm.

SHKARKO APP