Luan Rama: Do të njohim rezultatin e zgjedhjeve të paprekura dhe me standarde

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama deklaron se opozita po punon për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill.

Sipas tij, opozita do të njohë “rezultatin legjitim të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pa prekura nga dora e atyre që janë mësuar të vjedhin dhe të manipulojnë zgjedhjet“.

Ne kemi organizuar të gjithë rrjetin e veprimtarëve qytetarë, e militantëve, anëtarëve, simpatizantëve të opozitës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me trupat  e monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve, trupit diplomatik në Shqipëri, për të gjithë ata që janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Ne nuk po përpiqemi për të realizuar zgjedhje të pranueshme, por për të realizuar zgjedhje me standarde dhe nga ana  e opozitës, angazhimi është maksimal”, u shpreh Luan Rama, gjatë intervistës me gazetarin Denis Dyrnjaja në “Top Talk”.

Lidhur me deklaratat e mëparshme të opozitës, se nuk do të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, ai thotë: “Ne po hyjmë në zgjedhje me qytetarët shqiptarë për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Qeveria ka detyrë të shërbejë për të përmbushur detyrimet e infrastrukturës, në shërbim të KQZ-së, të garantojë paanshmërinë e institucioneve të saj. Është përgjegjëse për veten e saj dhe nuk po e bën këtë gjë”.

SHKARKO APP