Luan Rama e nis fushatën me “Paktin për Vlorën”: Zëri dhe vullneti i qytetarëve të jetë në qendër të çdo vendimi që do të marrë Kuvendi i ri

Luan Rama e nis fushatën me “Paktin për Vlorën”.

Kryesuesi i listës së LSI-së për Vlorën dhe njëherësh edhe zëvendëskryetari i kësaj partie, e ka çelur zyrtarisht fushatën e tij nga shkolla “Ismail Qemali” tek zona që në Vlorë njihet me emrin “Kali i Trojës”, duke kaluar përgjatë rrugës bashkë me të gjithë kandidatët për deputetë të LSI-së deri tek “Bishti i Kalldrëmit”, duke takuar e bashkëbiseduar me qytetarë të shumtë që është një nga zonat me te populluara te qytetit.

Në prononcimin e parë për gazetarët, Luan Rama i ftoi duke i sfiduar drejtuesit e fushatës së partive të tjera që të nënshkruajnë “Paktin per Vlorën”, si një qasje e re politike për ta vendosur qytetarin në qendër të politikëberjes dhe vendimmarrjes në kuvendin e ri pas 25 prillit.
Nuk mund dhe nuk duhet të realizohet asnjë investim publik, asnjë projekt që lidhet me Vlorën pa vlerësimin dhe konfirmimin më parë të qytetarëve vlonjatë.
Luan Rama ka garantuar se si deputet i Vlorës në Parlamentin e ardhshëm, do të bëjë që zëri dhe vullneti i qytetarëve të jetë në qendër të çdo vendimi që do të marrë Kuvendi.

SHKARKO APP