FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luan Rama: Goditjen kryesore Edi Rama do t’a marrë nga Vlora (VIDEO)

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama në një intervistë për Euronews Albania nga Vlora tha se në tetë vite qeverisje, politikat e Ramës kanë qenë të orientuara në vjedhjen e fondeve publike dhe jo tek shërbimi për qytetarët.

Ai u shpreh se LSI-ja do të bëjë një fushatë model, ndërsa shtoi me bindje se kryeministri Rama do të marrë goditje të fortë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, edhe vetë shefi i qeverisë e ka të qartë humbjen e zgjedhjeve në qytetin e Vlorës.

“LSI është e angazhuar për të bërë një fushatë model, që qytetarët duhet të kuptojnë që të votojnë për Vlorën. Në tetë vjet, të qeverisjes së një klani korruptiv dhe kriminal, në Vlorë është eksperimentuar duke vjedhur fondet publike. Fasada dhe idetë virtuale në 3D, që prezanton kryeministri, nuk janë gjë tjetër, por përpëlitje e fundit të tij në dëshpërimin e madh, dhe ai e di se goditjen kryesore do ta marrë nga Vlora”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur se si do të garojnë në zgjedhje të vetëm në listë apo jo, zv.kryetari Luan Rama tha se LSI-ja duhet të dalë me emrat dhe me programin e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne jemi në një proces intensiv kontakti me qytetarët për të evidentuar njerëzit që do duhet të kandidojnë. Në vlerësimin tim, LSI, si një forcë me identitetin e vet duhet t’u ofrohet qytetarëve me programin dhe me emrat e saj”, u shpreh ai.

Përmbytjet në Vlorë dhe LSI në zgjedhje, Luan Rama në një intervistë për Euronews Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?