Luan Rama: Kryetari i Rilindjes nuk di të bëjë tjetër gjë, përveçse të llapërojë
Drejtuesi politik i LSI për Vlorën, Luan Rama ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Edi Rama, për listat e opozitës.
Rama shkruan se kryetari i Rilindjes nuk di të bëjë tjetër gjë, përveçse të llapërojë llapëtyrën e vet të marrëzisë, për të na thënë të gjithëve se çfarë llapëtari është.
“Mos u merrni me të. Lëreni të llapërojë. Eshtë në habitatin e vet. Djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm që përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, kanë një mision për të përmbushur; të shpëtojnë Shqipërinë nga llapëtyra e marrëzisë”, shkruan më tej drejtuesi politik i LSI për Vlorën.
Reagimi i plotë:
LLAPËTYRA E MARRËZISË
E bëri sot dhe ka për ta bërë sërish edhe nesër. Edhe pasnesër.
Edhe në çdo ditë deri me 25 prill.
Sepse kryetari i rilindjes nuk di të bëjë tjetër gjë, përveçse të llapërojë llapëtyrën e vet të marrëzisë, për të na thënë të gjithëve se çfarë llapëtari është.
Mos u merrni me të. Lëreni të llapërojë. Eshtë në habitatin e vet.
Djemtë dhe vajzat e mrekullueshëm që përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, kanë një mision për të përmbushur; të shpëtojnë Shqipërinë nga llapëtyra e marrëzisë.