Luan Rama: LSI, e vendosur të ecë para pa u trembur nga askush
“Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të ecë para pa u trembur nga askush dhe për të bërë Shqipërinë Evropiane”.
Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike,
Luan Rama, para simpatizantëve dhe mbështetësve që gjenden prej orësh para selisë qendrore të saj në kryeqytet.
“Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë më peng as e bandave dhe as e banditëve, as e manipuluesve, prandaj ky solidaritet, kjo ndjenjë uniteti mbarëqytetar që ju demonstroni sot, na bën të ecim para më me vendosmëri.
Ne kemi një sfidë, sfida jonë është Shqipëria Evropiane, por ajo ka nevojë për qytetarë evropianë që distancohen nga krimi, në përputhje me ligjin dhe standardet e një shtei ligjor dhe evropian”, tha gjithashtu Luan Rama.
Duke i ftuar qytetarët që qëndrimin e tyre ta demonstrojnë në zgjedhjet e ardhshme.
“Përpara në fitoren e radhës, sepse nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga solidariteti i LSI-së dhe vendosmëria e saj për të vendosur standardet evropiane”, përfundoi Luan Rama.