Luan Rama: Marrëveshja për reformën është pozitive, por jo për të bërë festë

Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama të martën është shprehur se marrëveshja për reformën zgjedhore është pozitive, por jo për të bërë festë. I ftuar në emisionin “Në Fokus”, në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Rama theksoi se ai nuk bën pjesë tek ata njerëz që mezi priten të thuhej se u arrit konsensusi për të krijuar një tymnajë euforie apo të një feste sikur se çfarë ka ndodhur. Për zv/kryetarin e LSI-së asgjë nuk ka ndodhur, pasi sipas tij, do të duhet të pritet se sa serioze është angazhimi i mazhorancës në këtë proces. Ai tha se atëherë kur qeveria deklaron se i bëmë lëshime opozitës në fakt ajo bën një gabim të madh, pasi këtu sipas tij nuk është fjala për t’i bërë lëshime opozitës, pasi nëse ata e kanë bërë apo palet janë ulur në tryezë për t’i bërë lëshime njëri-tjetrit, më mirë të mos ishte bërë fare. “Këtu duhet të përcaktohen rregullat e lojës dhe të fiksohet në ligj mënyra e administrimit, trajtimit dhe vlerësimit të zgjedhjeve”, tha ai. Rama theksoi se opozita që nga zgjedhjet e vitit 2017 ka evidentuar, ka denoncuar dhe ka argumentuar jo vetëm deformimet thelbësore që i janë bërë funksionimit të sistemit demokratik në Shqipëri, por mbi të gjitha ajo që ka qenë një sëmundje e vazhdueshme, por që më zgjedhjet e 2017-ës mori trajta apo përmasa të një epidemie më agresive me kriminalizimin e zgjedhjeve dhe tjetërsimin e vullnetit politik të qytetarëve. “Pra, dua të them që ne nuk është se kemi mbajtur tonusin e opozitës vetëm tek ato dy lëvizje, ato kanë qenë dy lëvizje të tejskajshme për të tërhequr vëmendjen që jo vetëm opinioni publik vendas, por edhe opinioni ndërkombëtar të kuptojë që këtu në Shqipëri nuk është çështje trillesh individuale, por që problemi është në thelbin e vetë dhe nuk është një çështje paragjykimi çështja e deformimit të zgjedhjeve, por është një çështje e humbjes së besimit qytetar”, tha ai. Sipas tij, nga kjo pikë këndvështrimi nuk ka vend për të parë se çfarë fitoi njëra palë apo çfarë fitoi tjetra, sepse sipas tij, edhe konceptimi sikur fitoi njëra dhe humbi tjetra, është i deformuar dhe i gabuar. “Është vetëm një hap, ose më saktë, është fillimi i një procesi që unë shpresoj të jetë i ndershëm, të jetë realist pra të mos ketë hipokrizi brenda. Pra, fillimi i një procesi për të vendosur më në fund, pas një kohe të gjatë eksperimentimi absurd, legjitimitetin e votës së qytetarit”, u shpreh Rama.

Ai mendon se ky është thelbi i të gjithë kësaj që po ndodh përmes një tryeze të dialogut politik ku palët shprehin vullnetin e tyre për të mbërritur tek një produkt konsensual që është i rëndësishëm, pasi reformat e mëdha sipas tij kanë nevojë për konsensus të gjërë dhe në këtë bazë duhet të shpresohet se jemi në fillimin e një procesi që do të kthejë sadopak besimin e qytetarëve tek vota e tyre.

Gazetari: Si mund t’i besoni kësaj mazhorance që deri dje opozita është shprehur që s’mund të shkojë në zgjedhje me këtë qeveri dhe me këtë kryeministër, i cili sipas opozitës i ka vjedhur zgjedhjet e vitit 2017?

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: Këtu nuk shtrohet problemi që ne besojmë tek mazhoranca apo tek kryeministri. Ne po përcaktojmë rregulla loje dhe rregulla loje që do të bëjnë të pavlerë çfarë do lloj ndërhyrje apo çfarë do lloj praktike. Me çfarë është arritur deri më tani në konsensusin e palëve, unë gjykoj që premisat janë pozitive, nuk dua ta paragjykoj apo ta gjykoj këtë si një lëvizje hipokrite pasi në fund të fundit është shumë e rëndësishme që t’a kuptojmë se çfarë vlere dhe rëndësie ka për vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë nuk bëj pjesë tek ata njerëz që mezi priten të thuhej se u arrit konsensusi për të krijuar tymnajën e euforisë apo të festës sikur çfarë ka ndodhur. Nuk ka ndodhur ende asgjë. Do të na duhet të presim se sa serioze është angazhimi i mazhorancës në këtë proces. E cila edhe kur thotë se bëmë lëshime opozitës në thelb, në fakt, bën një gabim të madh. Sepse këtu nuk është fjala për t’i bërë lëshime opozitës, pasi nëse ata e kanë bërë apo palet janë ulur në tryezë për t’i bërë lëshime njëri-tjetrit, më mirë të mos ishte bërë fare. Këtu duhet të përcaktohen rregullat e lojës dhe të fiksohet në ligj mënyra e administrimit, trajtimit dhe vlerësimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?