Luan Rama: Marrëzi e noterizuar!
Pas situatës së krijuar tek Gjykata Kushtetuese, zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama thotë se vendimi i Arta Vorpsit për t’u betuar tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushteutese është marrëzi e noterizuar. Më tej, ai thotë se: ”Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia! Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë”.
Postimi i plotë
Kuvendi i marrëzive kushtetuese, na dha mundësinë të mësojmë se paska edhe marrëzi të noterizuar! Tani e kanë rradhën ndërkombëtarët që të kuptojmë se deri ku mbërrin marrëzia! Vetëm duhet të dimë që psikoanaliza është një terapi kundër injorancës.
Ajo nuk ka asnjë efekt mbi marrëzinë.