Luan Rama: Më 25 prill, jo tërmet, por qamet do të jetë Vlora për horrat e pushtetit

Drejtuesi i LSI në qarkun e Vlorës, Luan Rama, shprehet se më 25 prill, Vlora do të jetë qamet për horrat e pushtetit.

Në një postim në Facebook, Luan Rama shkruan se, në çdo takim me vlonjatët, vihet re energjia dhe vendosmëria që kanë votuesit e LSI për të fituar zgjedhjet e 25 prillit.

Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës: 

25 prilli – dita e madhe e fitores:
JO TËRMET, TËRMET, POR QAMET, QAMET DO TË JETË VLORA ME 25 PRILL PËR HORRAT E PUSHTETIT.
Çfarë force e çfarë dashurie, çfarë energjie dhe çfarë vendosmërie për të fituar në zgjedhjet e 25 prillit ka në të gjithë votuesit e LSI-së në Vlorë.
Një takim emocionues në rajonin nr. 2 të qytetit, si dëshmi e mbështetjes dhe e përkrahjes qytetare, me bindjen se LSI do të fitojë në Vlorë dhe Vlora do të fitojë me LSI-në.
Ndaj jo tërmet, tërmet, por qamet, qamet do të jetë 25 prilli për horrat e pushtetit.

SHKARKO APP