Luan Rama në Vorë: Basha e ka braktisur Tiranën

Lëvizja Socialiste për Integrim, në kuadër të takimeve me strukturat e saj për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, është ndalur në Vorë. Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në këtë bashki, nga ku i ka cilësuar zgjedhjet e 21 qershorit si një moment historik për të gjithë shqiptarët.

Rama është shprehur se kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht edhe kryetar i opozitës, Lulëzim Basha, nga frika e humbjes e ka braktisur totalisht Tiranën. Ai është shprehur gjithashtu se, LSI dhe koalicioni qeverisës do të fitojë në zgjedhjet e 21 qershorit sepse shqiptarët i besojnë. “Koalicioni qeverisës do t’jua kthejë Tiranën dhe Vorën qytetarëve”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Reagon Bashkia e Tiranës: Basha ka dëshmuar se di të mbajë premtimet

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkia-Tiranes1-466×35013 (1)Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama në Vlorë, duke thënë se, “Lulzim Basha ka dëshmuar në çdo funksion publik se di të mbajë premtimet. “Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, Terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune, etj.”, thuhet në njoftimin për shtyp të Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?