Luan Rama: Patronazhistët po përpiqen të manipulojnë procesin e votimit!

Luan Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp nga Vlora duke shprehur shqetësim për praninë e disa personave pranë qendrave të votimit.

“Me listat e zgjedhësve në mjediset e votimit, si tek shkolla e naftës apo shkollën “24 maji” Bëjnë  përpjekje për t’i orientuar votuesit dhe për t’i kontrolluar votën, duke i pritur pasi dalin për të konfirmuar se për këtë kanë votuar.

Është një përpjekje e dështuar dhe ne kemi marrë masa në të gjitha qendrat e votimit, kemi ndërhyrë duke i përzënë këta patronazhistë që përpiqen të manipulojnë procesin e votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një problem tjetër është prania në hyrje të disa pikave të votimit të Ecit Poll, çka në fakt është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, sepse nuk lejohet prania e asnjë personi tjetër përveç atyre që ka vendosur qendra e votimit,” tha Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?