Luan Rama: Po manipulohen listat e zgjedhësve në Bashkinë e Vorës

 

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrimi, Luan Rama ka dalë në një konferencë për shtyp për të denoncuar manipulimin e listës zgjedhore në Bashkinë Vorë.

Luan Rama deklaroi se, votues të cilët nuk janë banorë apo që nuk kanë lidhje me Vorën janë regjistruar si votues.

“Ethet e garës elektorale, paniku i humbjes çon shumëkënd edhe në veprime të papërgjegjshme por në rastin konkret kemi të bëjmë me një veprim të organizuar kriminal në dëm të zgjedhjeve”, u shpreh Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së nënvizoi se, janë transferuar nga qytete të ndryshme të vendit në Vorë rreth 580 qytetarë që nuk kanë asnjë lidhje me bashkinë e Vorës.

Më tej Rama tha se, ka një pjesë që janë punonjës të administratës së bashkisë që janë regjistruar si votues në Vorë bashkë me familjarët dhe të afërmit e tyre dhe një pjesë tjetër që janë transferuar si votues në Vorë pa dijeninë e tyre.

“Ka votues që nuk e dinë fare që figurojnë si votues në Vorë. Janë marrë nën kujdestari nga punonjës të bashkisë”, u shpreh ai.

“Kemi të bëjmë me një skemë të pastër manipulimi dhe mashtrimi për të mbajtur në pushet një person që nuk e duan votuesit.”

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha gjithashtu se, manipulimi i listës së votuesve është vetëm maja e ajsbergut të veprimeve për manipulimin e procesit zgjedhor të 21 qershorit. Luan Rama denoncoi se, baçanaku i kryetarit aktual të bashkisë, Fiqiri Ismaili po shpërndan miell në këmbim të blerjes së votës.

“Kjo është vetëm maja. Prej ditës së djeshme ka plasur mielli. Mes tyre që shpërndante mielli ishte edhe baçanaku i kryetarit, që është edhe punonjës i presidencës”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP