Luan Rama: Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së kryeministrit, përmbyt Vlorën

Drejtuesi politik i LSI në Vlorë, Luan Rama, sjell pamjet skandaloze të rrugëve të përmbytura në qytetin bregdetar, që duket tamam si Venecia e Italisë.

Në postim në Facebook, Luan Rama shkruan se sot në Vlorë janë pushtuar nga uji edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht.

Si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur. Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën“, shkruan Luan Rama.

Postimi i plotë në Facebook

POLITIKA E FASADAVE PËRMBYT VLORËN
Si asnjëherë tjetër më parë, mëngjesi i sotëm e gjeti Vlorën pothuaj të gjithën të përmbytur.
Pa bërë politikë me përmbytjen, se dukuri të tilla ndodhin kudo prej efektit të reshjeve të shumta, në Vlorë janë pushtuar nga uji sot edhe zona që nuk janë përmbytur kurrë historikisht.
Politika e fasadave dhe e hipokrizisë së Edi Ramës, përmbyti Vlorën.

SHKARKO APP