Luan Rama: Të rinj socialistë i bashkohen LSI në Vlorë. 25 prilli, dita e madhe e fitores
Zëvendëskryetari i LSI dhe kandidati për deputet në Vlorë, Luan Rama ka takuar ditën e sotme disa të rinjtë të Partisë Socialiste që i janë bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në një mesazh në Facebook, Luan Rama shkruan se 25 prilli do të jetë dita e madhe e fitores.
“25 prilli – dita e madhe e fitores: Të rinj socialistë bashkohen me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me Ledin dhe djemtë socialistë sypatrembur të Vlorës që të fyer e poshtëruar nga rilindja, bashkohen me LSI-në që 25 prilli të jetë edhe për socialistët e Vlorës dita e madhe e fitores. Asnjë shpifje, asnjë kërcënim, asnjë shantazh nuk e përçan dot LSI-në, forcën e madhe të fitores në 25 prill”,- shkruan Luan Rama në Facebook.