Luan Rama: Unë në qeveri? Një Ramë mjafton
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, gjatë një interviste ka pohuar se institucionalisht është e drejtë e kryeministrit të ndërrojë kabinetin. Kurse pyetjes nëse ka qenë zgjedhje e tij të mos jetë pjesë e ekzekutivit, i është përgjigjur me humor se ‘një Ramë i mjafton kabinetit qeveritar’.
Nga ana tjetër, sipas tij është krijuar një spekulim i madh në raport me reformën në drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.
Ndërsa i pyetur në lidhje me një bojkot të mundshëm të PD-së nëse në zgjedhje shkohet me këtë kryeministër, Luan Rama thotë se Basha gabon nëse ndërmerr një hap të tillë. Ai ka kujtuar se edhe Rama erdhi në pushtet, megjithëse Berisha drejtonte ekzekutivin. Sipas tij, Basha duhet të kuptojë se askush nuk do t’ia dhurojë kryeministrinë.
KOHA JONË SONDAZH

