Luan Rama: Vlora e kontrasteve pret 25 prillin e ndryshimit (VIDEO)
Drejtuesi politik i LSI-së në Vlorë, Luan Rama ka denoncuar me pamje situatën në Vlorë, atë që nuk shihet në media. Sipas tij, kjo pamje reale nga Vlora do të ndryshojë më 25 prill. ”Pa koment: pamje nga Vlora reale, pamje nga Vlora që nuk mbulohet dot me fasadën e propagandës së rilindjes, nga Vlora ku qytetarët përballen me njëmijë halle”,-shkruan zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama në facebook.
Postimi i plotë
Vlora e kontrasteve pret 25 prillin e ndryshimit:
DITA E GJYKIMIT PËR ATA QË JANË TALLUR ME VLORËN …
Pa koment: pamje nga Vlora reale, pamje nga Vlora që nuk mbulohet dot me fasadën e propagandës së rilindjes, nga Vlora ku qytetarët përballen me njëmijë halle!
25 prilli dita e gjykimit, dita e ndryshimit. 25 prilli dita e çlirimit nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit.