Luan Rama: Vlora e kontrasteve pret 25 prillin. Të pafytyrët kanë fytyrë e premtojnë përsëri

Luan Rama, drejtuesi politik i LSI në qarkun e Vlorës, ka sjellë një video me pamjet skandaloze nga tregu industrial i produkteve bujqësore dhe industriale në qytetin bregdetar.

Krahas videos, Luan Rama shkruan se në 2013 Edi Rama premtoi se tregu do të ishte investimi i parë që do të bëhej për qytetin. Më tej, Luan Rama thotë se po ashtu në 2017, kreu i Rilindjes premtoi sërish investime për tregun, por doli sërish gënjeshtër.

Në vijim postimi i plotë i Luan Ramës dhe pamjet e publikuara nga tregu i Vlorës

Vlora e kontrasteve pret 25 prillin:
TREGU SI DËSHMI E TALLJES DHE E MASHTRIMIT TË QYTETARËVE…
Në Rajonin 5 të qytetit të Vlorës gjendet tregu i produkteve bujqësore dhe industriale.
Jashtë çdo standardi dhe pa kushtet më minimale për të ofruar shërbim ndaj qytetarëve, tregu është në fakt shëmtia e qytetit, dëshmia më e qartë e talljes dhe e mashtrimit të qytetarëve.
U premtua në vitin 2013 se do të ishte investimi i parë që do të bëhej për qytetin, por mbeti vetëm një gënjeshtër.
U premtua edhe në vitin 2017 se në katërvjeçarin e dytë të rilindjes do të investohej e do të bëhej një treg modern, por, si në traditën e qeverisjes së tyre, përsëri gënjeshtër.
Dhe paturpësisht, të pafytyrët kanë fytyrë dhe shkojnë e premtojnë përsëri!
Mashtrim dhe tallje me qytetarët e Vlorës!

SHKARKO APP