Lubonja: Në Shqipëri mund të ndodhë si në Tunizi
Nuk ka kaluar pa debate edhe debati për fitoren e radikalëve të majtë të Syriza në Greqi në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu të martën në mbrëmje. Gazetari Fatos Lubonja është përplasur në idetë e tij me disa nga të ftuarit e tjerë për atë që simbolizon ardhja në pushtet e ekstremit. Për Lubonjën, (i njohur tashmë për idetë e tij kundër sistemit të ndërtuar në vend) nëse kjo klasë politike që kemi ne, nuk ka vullnet të korrigjohet skenari që mund të ndodhë është ai tunizian, të cilin ka pranuar se e shesh si variant ekstrem, ose ai turk. “Korrupsioni është një dukuri që mund të çojë në implozion”, – ishte ideja e Lubonjës. Të ftuarit e tjerë thanë se rasti i Tunizisë nuk mund të merret si krahasim pasi aty prej 25 vitesh nuk bëheshin zgjedhje, por ai ka vijuar ta shtjellojë idenë. “Nëse politikanët nuk reshtin së vjedhuri duke vijuar të trajtojnë shqiptarët si skllevër nuk përjashtohen skenarë të tilla” – tha Lubonja. “Ju vazhdoni historinë e Enver Hoxhës, të një nomenklature me dy parti që i mban shqiptarët si skllevër" – u tha Lubonja përfaqësuesve të dy partive të ftuar në emision.
KOHA JONË SONDAZH

