Luçiano Boçi: Kutia e votimit është zgjidhja për PD-në

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i vetmi nga rradhët e PD-së që theu herësin në zgjedhjet e 25 prillit, thotë se kutia e votimit është zgjidhja për partinë.

”Palët duhet t’i afrohen kutisë së votimit. Mjafton që të pranohet votimi dhe nuk ka nevojë që të ndërhyjë dikush. Vota është çelësi i artë i zgjidhjes së çdo konflikti. Kutia e votimit është zgjidhja, meqë pretendojnë edhe që janë shumica. Në një parti mund të ketë edhe zgjedhje të parakohshme dhe lidershipi e ka për detyrë që të mbajnë të bashkuar partinë”.

Për të dhuna u shkaktua nga personat brenda në seli. Boçi thekson edhe se debatet në parti nuk zgjidhen me spastrime, duke iu referuar përjashtimeve dhe pezullimeve të ditëve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Nga pala e anëtarëve të selisë nuk pati asnjë të plagosur apo të shtruar në spital, ndërkohë që nga pala e anëtarësisë së PD-së ishin me dhjetëra ata që pësuan dëmtime fizike, ndërsa ishin me mijëra ata që pësuan sulm me gaz. Për 48 orë u mohua blindimi i partisë, më pas u zbulua se kjo gjë kishte ndodhur. Deputetët donin të hynin në shtëpinë e tyre për të dialoguar dhe pritësi duhet të hapte derën për njerëzit, disa prej të cilëve ishin edhe miqtë e tij”,-tha për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?