Luçiano Boçi: Motivet e bojkotittë PD-­së, janë globale

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, thotë se arsyet e bojkotit të PD-së, janë globale.

Sipas tij, bëhet fjalë për demokracinë dhe jo për mandatet e deputetëve demokratë.

“Bojkoti ynë është një bojkoti i cili ka brenda tij një arsyetim global dhe që lidhet me parimet e funksionimit të demokracisë në Shqipëri.

Çështja kryesore është dekriminalizmi i parlamentit, i cili është parashturar si një kërkesë politike, por edhe publike.

Nuk është është çështje bojkoti apo çështje mandate, pasi parashtrimi në këtë formë më duket një lloj cinizmi politik.

Nuk bëhet fjalë për shpëtimin e deputetëve të PD, por PD do të shpëtojë jetën parlamentare dhe demokracinë në Shqipëri”, tha Boçi.

Ai tha se PD është gati të kthehet në parlament, nëse mazhoranca merr përsipër të respektojë të gjitha kërkesat e opozitës, përfshirë nismën për dekriminalizimin e parlamentit.

SHKARKO APP