Luçiano Boçi prezantohet nën logon e PL-së në Elbasan, Meta: Do sjellim ndryshim më 14 Maj
Pasditen e kësaj të hëne, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me të rinjtë në Elbasan, ku i pranishëm ishte dhe kandidati i koalicionit ”Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi. Meta tha se Boçi është alternativa e duhur për zonën e tyre, ndërsa premtoi se ai do t’i japë fund largimit të tyre nga Shqipëria dhe Elbasani.
“Elbasani kryeqendra e kulturës arsimit e mendimit shqiptar që sot është lënë pas dore. Jemi këtu të betohemi për ndryshimin e domosdoshëm që do trokasë më 14 maj në të gjithë vendin. nuk kemi më ç’të presim nga Rilindja. Dikur thashë që pranvera vjen çdo vit ndërsa rinia vetëm një herë.
Për Rilindjen rinia është një armike e interesave të saj sepse ka frikë nga ëndrrat dhe energjia juaj, ndaj kërkon tua bëjë jetën sa më të vështirë që të bjerë interesi për të krijuar familje të reja e për të studiuar, e për pasojë t’u tregojë rrugën e nënshtrimit dhe kthimit në punëtorë të rilindjes, ose të largimit nga vendi.
Me Boçi, Elbasani do kthehet në një qendër rajonale e nxitjes së të rinjve për t hyrë në rrugën e inovacionit, teknologjisë, startup-eve. Jam i sigurt që ankthi i prindërve sot është më iku një fëmijë mos të më ikë edhe një tjetër. Duhet të luftojmë që të mos kemi më të tilla ankthe. Të bashkojmë forcat me të rinjtë e Elbasanit që ti japim jetë e energji këtij qyteti. Do shndërrohemi në një ortek që pas 14 majit do sjellë një nga ndryshimet më të mëdha në të gjithë vendin”, tha Meta.