Luçiano Boçi prezanton kandidaturën në Primaret e PD për Bashkinë e Elbasanit

Nënkryetari i PD dhe deputeti Luçiano Boçi ka prezantuar sot kandidaturën në Primare për Bashkinë e Elbasanit.

Dua ta angazhohem bashkë me qytetarët që t’i kthejmë qytetit harmoninë e dikurshme, shkëlqimin dhe ngjyrat reale të jetës së përditshme. E di që beteja ime nuk është e lehtë, është betejë me pushtetin, korrupsionin, paratë e pista, Edi Ramën, por me mbështetjen e qytetarëve unë do ia dal”,

Unë shpesh bëj refleksionet e mia, e më ngjan vetja shpesh në Elbasan si ai subjekti lirik i poezisë së Xhevahir Spahiut ‘Borxhet e mia’.

I kam borxh mbështetjen, suksesin kohën, cdo njeriu që më ka mbështur, borxh të rinjve të Elbasanit që sot përjetojnë shpopullimin e dyfishtë, borxh fermerëve, prindërve tanë për një jetë më të mirë, cdo fëmijë i kemi borxh për të sjellë një jetë më të mirë e më të qetë.

Në atë frikën time, shqetësimin e kam parë gjithmonë Elbasanin që ka ecur vetëm në dy dimensione gjatë këtyre 2 viteve. Nga e sotmja shkon drejt të shkuarës. Një ecje mbrapsht, ndaj dua të angazhohem bashkë me qytetarët e mi të përpiqemi me durim t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm”, tha Boçi para mediave në prezantimin e kandidaturës së tij.

Kështu, Boçi bëhet deputeti i radhës që mund të lërë mandatin e deputetit. Karrigia e tij në Kuvend i takon Qamil Xhafës.

SHKARKO APP