Luçiano Boçi: Rama e përdor krizën për të forcuar pozitat e tij në qeveri

Nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Luçiano Boçi e sheh si një krizë keqmenaxhimi rritjen e çmimeve të ushqimit dhe karburantit.

I ftuar këtë të diel në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, demokrati u shpreh se kreu i qeverisë përdori të njëjtën formë edhe për përballjen e efekteve të pandemisë dhe pasojave të tërmetit.

“Është krizë qeveritare në bazë të korrupsionit galopant. Rama, përgjatë këtyre viteve, krizën e ka përdorur për të forcuar pozitat e tij në qeveri. Kështu veproi edhe me tërmetin, në të njëtën formë me pandeminë, dhe kështu po vepron e tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bën sikur merr masa të shëndetshme në raport me popullsinë. Do të vazhdojë t’i grabisë në forma të tjera. Është krizë keqmneaxhimi në raport me burimet që ka Shqipëria. Rama nuk ka argumente të mbrohet, vetëm krijon panik, siç bëri me pandeminë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?