Lufta kundër kanabisit, Kodheli: Ushtria ndërhyn në rast emergjencash

A duhet të anagzhohet dhe Ushtria Shqiptare në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, është pyetja që kërkon përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes. Ministri i Drejtësië, Ylli Manjani shprehu si alternativë, që t’i jepet fund luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike, duke nxjerrë në terren ushtrinë.

Pak para se të hynte në sallën e kuvendit, Ministria e pyetur nga gazetarët, duke deklarauar se ushtria mund të ndërhyjë vetëm në rast emergjencash.

“Në një demokraci funksionale kushdo duhet të bëjë detyrat që iu takojnë, në këtë rast ministria e mbrojtjes i’u jap sqarime për çështje të sigurisë. Mirëpres kritikat që kanë të bëjnë me zgjidhjen e emergjencave. Jam më shumë se dëshirëplot që t’i jap përgjigje kritikuesve që lëshojnë batuta nga kolltuqet dhe sallonet. Ushtria funksionon në një mënyrë të caktuar sa herë ka pasur emergjenca”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja sqaroi edhe se: “Emergjenca konsiderohet në rrugë institucionele, ka një strukturë që quhet këshilli i ministrave që vlerëson çfarë quhet emergjencë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa se si e analizon qëndrimin e Ministrit Manjani për përfshirjen e ushtrisë në luftën kundër kanabisit, ministri Tahiri, Kodheli u shpreh se: “Eshtë propozim i pasaktë por hyn tek propozimet e dëshirës së mirë. Puna jonë nuk bëhet përmes konferencave të shtypit por duke marrë masat e nevojshme.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?