Lufta kundër korrupsionit, Rama: Jemi vend i ri, është një punë e gjatë

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencës Antikorrupsion, teksa ka theksuar se lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë dhe e shkurtër, shtoi se Shqipëria është ende një vend i ri dhe se ky proces ka nisur me miratimin e Reformës në Drejtësi.

”Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri për të ndërtuar sisteme që ta përballojnë atë, ka nisur kur ka nisur Reforma në Drejtësi. Më parë lufta ka qenë një luftë partizane me mullinjtë e erës dhe e destinuar të riciklojë në forma të ndryshme korrupsionin. Fillimi i Reformës në Drejtësi dhe i vazhdimit të saj janë baza për të pasur nesër një shtet modern, një shtet institucional, një shtet më të fortë se sa tundimi i korrupsionit dhe sesa përpjekjet e invalidëve për të koruptuar shtetin, procesin. Kjo nuk është një luftë as e thjeshtë dhe as e shkurtër, por është e gjatë. Çdo shtet ka vulnerabilitetet e veta, në një masë më të vogël në raport me të tërën se sa me vendet më pak të zhvilluara. Nuk e kanë kuptuar sistemin e tyre as në një vit dhe as në një dekadë. E shkuara e tyre tregon se korrupsioni ka lulëzuar në të gjitha format dhe shpërthimet e talenteve nga e gjithë bota që i kanë bërë SHBA-të të jenë ato që janë sot. Patjetër që kemi shumë arsye për të qenë të inkurajuar dhe optimist për të nesërmen”,- tha Rama.

SHKARKO APP