Lufta kundër terrorizmit, Rama vizitë surprizë në Jordani
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar të shtunën dhe të dielën në Jordani, për tu takuar me Mbretin e Jordanisë, Abdullah II. Kreu i qeverisë shqiptare shkruan në Facebook se qëllimi i takimit ishin çështjet e sigurisë dhe luftës kundër ekstremizmit. “Dje në Jordani me Mbretin Abdullah II dhe liderë të tjerë nga rajoni, si edhe përfaqësues nga BE, SHBA, NATO e institucione të tjera ndërkombëtare, për të forcuar ndërveprimin në fushën e sigurisë e të luftës shumëplanëshe kundër ekstremizmit”,- shkruan Rama.
Ndërkohë mediat në Joradani shkruajnë se gjatë ditës së djeshme, Mbreti Abdullah II është takuar dhe me Presidenten e Kosovës Ahtifete Jahjaga, dhe Kryeministren e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Pallati Mbretëror në Jordani ka thënë për mediat se takimet kanë të bëjmë në luftën kundër terrorizmit. “Këto takime janë në vazhdën e bisedimeve me vendet të Afrikës dhe Europës në kuadrin e projektit “Takimet Pengesë” dhe kanë si qëllim bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ideologjisë ekstremiste”,- ka bërë të ditur Pallati Mbretëror në Jordani.
Jordania është një nga vendet e Lindjes së Mesme që ka marrë rol kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS). Pas Turqisë është vendi që ka pritur më shumë refugjatë sirianë. Në territorin e saj ndodhen rreth 7 00 mijë refugjatë.
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10153551070251523.1073742984.138734771522/10153551070381523/?type=3&theater
KOHA JONË SONDAZH

