Lufta kundër terrorizmit, SHBA letër Kodhelit, falënderon Shqipërinë
Shtetet e Bashkuara te Amerikës vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Qëndrimi i SHBA-ve i është përcjelle Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli nëpërmjet një letre të sekretarit amerikan të mbrojtjes Carter.
Përmes kësaj letre, sekretari amerikan falënderon ministren Kodheli dhe qeverinë shqiptare, për ndihmën që ka dhënë në luftën kundër ISIS. Duke iu referuar aktit terrorist të 13 nëntorit në Paris, Carter thekson rëndësinë e bashkëpunimit në luftë kundër Shtetit Islamik. “Ju falënderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e koalicionit kundër ISIS", shkruan sekretari amerikan.
Sekretari amerikan për mbrojtjen thekson se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të vendosura për të bashkëpunuar me Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

