Lufta në prag/SHBA vret liderin e ushtrisë iraniane. Khamenei: Prisni hakmarrje

Në prag të luftës, është sulmi i kryer gjatë natës. Sulmi amerikan në aeroportin e Bagdadit vrau gjeneralin Qassem Soleimani, shefin kryesor të operacioneve të Teheranit dhe njeriun kryesor të regjimit të Ajatollahut. Urdhri për sulmin u dha direkt nga Presidenti Trump. Konfrontimi midis dy vendeve nuk kishte arritur kurrë në një pikë kaq të lartë tensioni. Rreth mesnatës, disa raketa shkatërruan një autokolonë makinash të PMU, Forcat Popullore të Irakut, të cilat po shoqëronin në dalje të aeroportit komandantin e Trupave Revolucionare të Teheranit.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei deklaroi pas sulmit se “hakmarrja e ashpër i pret kriminelët”, ndërsa ministri i Jashtëm, Javad Zarif, e quajti verpimin e SHBA-së si “akt të terrorizmit ndërkombëtar”. Përgjigja e Uashingtonit erdhi pas sulmeve të bëra ditët e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Baghdad, të cilat mendohet se janë nxitur nga forcat iraniane.

Raketat dogjën dy makina duke vrarë shtatë anëtarë të lëvizjes Irakiane. Midis viktimave është edhe udhëheqësi i PMU Abu Mahdi Al-Muhandis, njeriu që më 30 dhjetor nxiti turmat për të sulmuar ambasadën Amerikane si dhe gjenerali Soleimani, një figurë themelore ushtarake në Lindjen e Mesme, vdekja e të cilit u konfirmua nga Pentagoni dhe Teherani. Irani zyrtar tha se SHBA dhe Izraeli ishin përgjegjës për aktin e asaj që ata e quajtën terrorizëm ndërkombëtar dhe premtuan reagime, ndërsa tregjet e naftës në Lindjen e Largët kanë shënuar rritje të mprehta të çmimit të naftës.

SHKARKO APP