Lufta në Shkodër, Akuza e PD: Tahiri, i përfshirë drejtpërdrejtë

Partia Demokratike me anë të një deklarate për median, ka bërë të ditur se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndihmuar me qëllim mos arrestimin e autorëve të luftës së mbrëmjes së djeshme në Shkodër.

Deklarata e PD:

Ngjarja e rëndë mbrëmë në Shkodër, sulmi me armë zjarri në zemër të qytetit, ka përmasa edhe më tronditëse që po mbahen të fshehura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Saimir Tahiri është përfshirë drejtpërdrejt që në momentin e parë në ofrimin e lehtësive për autorët, më kryesori Behar Bajri, një prej kokave të krimit në Shkodër, me dhjetëra precedentë penalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por falë punës energjike dhe profesionale të prokurorisë, atentatorët janë ndaluar disa orë pas ngjarjes.

Tahiri vazhdon edhe sot ti shërbejë Behar Bajrit, duke bërë të pamundurën për të lehtësuar rrethanat për autorët dhe duke ushtruar presion ndaj Prokurorisë.

Ky implikim i Tahirit është vërtetimi i radhës, i lidhjes së tij kokë e këmbë me krimin e me kriminelët më famëkeqe në vend.

Këto akte kriminale ne mbështetje te krimit dhe bandave janë një dëshmi tjetër se Edi Rama ka braktisur me kohë qytetarët.

Rendi dhe siguria publike nuk janë prioriteti i Edi Rames. Për të prioritet është pakti me kriminelët dhe ndarja e pushtetit me ta.

Shqiptarët nuk mund ta pranojnë kurrë sundimin e krimit në vend të ligjit.

Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?