“Lufta për fjalën”, Boçi: Ligji i medias është shkelur në të gjitha linjat
“Lufta për fjalën” është tema e emisionit të sotëm “Arena” nga Dritan Hila. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, tha se lufta ndaj lirisë së fjalës është në vijimësi, duke theksuar se ajo që është shkatërruese për mediat është autocensura.
Ai shprehu shqetësimin për mos zbatimin e ligjit të medias.
Boçi: Ligji i mediave gjatë këtyre viteve ka dëshmuar se është shkelur, megjithëse është një ligj konsensual, është shkelur në të gjitha linjat e zgjidhjeve gjenerale për interesin e mediave, me frekuencat, me mënyrën e organizimit, me mënyrën e vendosjes në platforma.
Profesori i njohur Artan Fuga, se Shqipëria është 20-30 vite pas.
Fuga: Më duket se shoqëria shqiptare është të paktën 20-30 vjet mbrapa në raport me atë që bëhet sot. Problemi duhet shtruar në mënyrë radikale. Edhe sikur të mos ketë ndërhyrje arbitrare mbi gazetarin nga ana e pushtetit, mënyra se si funksion media në Shqipëri e bën atë që të ketë një kufi të caktuar në hulumtimin e të vërtetave dhe në dhënien e informacioneve sa më të sakta. Sot kur ne kemi një teknologji që na lejon që midis gazetarit dhe publikut të ketë interveprim, ne këtu jemi në një situatë që duket se është koha e Gutembergut, që për mua më duket koha e Skënderbeut.
Fuga shprehu tha se në të gjitha rastet i humbur është qytetari, duke nënvizuar se ai është i përjashtuar nga vendimmarrja politike dhe kjo shprehet sipas tij me abstenimi e lartë.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

