Luftë para Kuvendit të Kosovës

 

Aktivistët e opozitës të cilët janë mbledhur të ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, kanë filluar të gjuajnë ngjyrë dhe t’i thyejnë me gurë xhamat e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës

Policia është barrikaduar përpara ndërtesës së Kuvendit, derisa protestuesit vazhdojnë të thyejnë xhama.Në anën tjetër, prapa teatrit Kombëtar, protestuesit kanë vënë kontejnerë në mes të rrugës dhe e kanë bllokuar qarkullimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me protestuesit gjatë gjithë kohës po qëndron Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje.Kuvendi i Kosovës u mblodh në sallën alternative, ku janë shumica e deputetëve të pozitës, pas hedhjes së gazit losjelles në sallën e seancave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pika më e rëndësishme në rend të ditës është miratimi për herë të dytë i buxhetit të Kosovës për vitin 2016.

Kryetari i komisionit për buxhet dhe financa, Naser Osmani tha se komisioni është ballafaquar me një numër të madh të agjencive të pavarura dhe kuvendi duhet të shqyrtojë mundësinë e funksionimit të këtyre agjencive, të cilat janë një barrë e madhe për buxhetin e Kosovës, njëjtë është edhe me bordet e ndërmarrjeve publike.

Më parë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njoftoi për ndërprerje të seancës deri në krijimin e kushteve për rifillimin e seancës. Kryeparlamentari Veseli thirri mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Gazi losjellës u hodh në sallën e Kuvendit nga deputeti i VV-së Glauk Konjufca.Pas hedhjes së gazit lotsjellës kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli urdhëroi  të gjithë të dalin jashtë sallës. Por deputetët e opozitës po vazhdojnë të qëndrojnë brenda në sallë. Në sallë po qëndron edhe policia që ka vendosur maska.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga VV-ja Glauk Konjufca tha se “veprimet e tyre janë politike dhe qëllimi ishte për ta bllokuar këtë kuvend dhe për ta paralizuar qeverinë e Kosovës”.

“Kudo që brenda kuvendit tentohet që të mbahet seanca, jemi të vendosur që ta pamundësojmë atë”, tha Konjufca për mediat.

Ndërsa deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, në një prononcim për mediat pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit të Kosovës tha se “do të insistojmë që të mos zhvillohen seanca normale derisa qeveria ta kuptojë që marrëveshjet nuk duhet të kalojnë”.Kryetari i  Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj deklaroi se angazhimi i opozitës është që ta ndalë axhendën e qeverisë, e cila është në kundërshtim me interesat e vendit tonë.Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm sot edhe deputetët e VV-se, Faton Topalli dhe Fisnik Ismaili. Deputeti Topalli deklaruar se detyrimet si deputet e thërrasin dhe e detyrojnë që të marrë pjesë në Kuvend.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për buxhetin për vitin 2016.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?