Luljeta Bozo hap seancën e parë: Socialistë e demokratë, të punojmë pa ngjyra partiake

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, këtë të premte nisi punën legjislatura e 10 e Kuvendit të Shqipërisë. Seancën hapëse e kryesoi inxhinjerja Luljeta Bozo, e cila ka mbi supe 78 vite 11 muaj e 8 ditë jetë, ndonëse shkel për herë të parë pragun e Parlamentit.

”Ne jemi këtu, të ardhur nga një proces demokratik. Të gjithë të punojmë për të mirën e vendit tonë”, tha Bozo. Numërimi i votave të 25 prillit prodhoi në sallën e Kuvendit 2 grupe parlamentare, PS dhe PD.

Socialistët për herë të dytë do të mund të jenë shumicë me 74 vota në parlament kësisoj edhe si grupi më i madh parlamentar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?