“Luljeta Bozo nuk ishte dakord që PPSH-së t’i ndryshohej emri”/ Genc Sejko nxjerr pamjet
Aktivisti dhe mbreti i memeve Genc Sejko, ka publikuar një video, ku dallohet kandidatja më e re për deputete të PS e prezantuar nga Rama Luljeta Bozdo.
‘Më mirë vonë se kurrë’, shprehet Sejko në Facebook.
Në video shihet tashmë kandidatja për deputete e Partisë Socialiste Luljeta Bozo, në vitin 1991.
Në një mbledhje të asaj kohe, propozohet që të ndryshohet emri i Partisë së Punës.
Siç shikohet edhe nga pamjet, inxhinierja Bozo nuk shprehet nëse është dakord që të ndryshojë emri i Partisë së Punës. Siç duket, ajo nuk ka qenë dakord që t’i ndryshohet emri partisë.
Pamjet filmike datojnë në muajin qershor të vitit 1991, kohë kur nisi edhe pluralizmi politik në Shqipëri.