Lulzim Basha: 25 prilli është referendum. Opozita ka krijuar koalicionin më të madh në 30 vite pluralizëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se ndryshimi politik në 25 prill është i sigurt. Në një intervistë për emisionin “Opinoin”, Basha deklaroi se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, por një udhëkryq historik.

Më 25 prill nuk bëhet fjalë për zgjedhje të zakonshme, bëhet fjalë për një udhëkryq historik.  Sfida e Partisë Demokratike është ta konturojmë ndryshimin që kërkojnë sot shqiptarët në unison, pa dallim nga përkatësia partiake”,- tha kreu i PD.

Kreu i PD-së tha se opozita është e bashkuar dhe ka një qëllim, largimin e Edi Ramës. “Opozita është e bashkuar që në fillim të kësaj beteje për t’i hapur rrugë ndryshimit. Nuk mund të vijë ndryshimi pa u larguar Edi Rama. Vendimi strategjik i opozitës është 1 koalicion dhe 1 qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha tha se koalicioni që ai drejton është “më i madh në 30 vite pluralizëm”.

SHKARKO APP