Lulzim Basha në Top Channel deklaron: Familjarët e Berishës po hetohen nga SPAK-u

Lulzim Basha në Open te Top Channel tha ndër të tjera se familjarët e Sali Berishës janë nën hetim nga SPAK-u.

Mënyra se si e artikuloi Basha këtë fakt ishte shumë e stërholluar pasi iu drejtua gazetarit që “Kjo që thoni ju është sikur unë të them se SPAK-u po heton familjen e Berishës”.

Kjo mbetet një deklaratë e fortë e kryetarit të PD-së, që për herë të parë thotë publikisht se SPAK-u po heton familjen e ish-kryeministrit Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur me insistim nga Eni Vasili për këtë që sapo tha live para shqiptarëve, Basha heshti dhe la të kuptohej se ajo që kishte thënë pak më parë është e vertetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra sipas Lulzim Bashës SPAK-u po heton familjen e Berishës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?