Lulzim Basha homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Paraditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

Kryedemokrati vendosi kurora me lule në varret e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish-ambasadën sovjetike dhe kapitenit Feti Voglit.

Basha bëri homazhe edhe para efektivëve të policisë të rënë në krye të detyrës në luftë kundër krimit, si dhe vendosi lule ne varrin e Dëshmorit te Atdheut Skerdilajd Llagami, i rënë në luftën për çlirimin e Kosovës.

SHKARKO APP