Lulzim Basha: Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve

Ilir Meta është shndërruar tashmë në shenjestër kryesore të opozitës. Demokratët nuk po e kursejnë më atë. Betejën e nisur në parlament pas akuzave të Tom Doshit se Meta ka porositur vrasjen e tij dhe të Mhill Fufit, PD po e ka shtrirë edhe në elektorat. Lulzim Basha e sulmoi ashpër në Kukës. Ai tha se “Ilir Meta është streha e fundit e maskarenjve”. Basha tha se tek Meta po strehohen të gjithë ata persona që kanë abuzuar me pushtetin dhe jo vetëm. Këtu ai pati parasysh Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilin, i cili është zgjedhur me votat e PD, por kaloi me LSI që në maj të vitit 2013.

SHKARKO APP