Lulzim Basha: Jam gati të takohem me Ramën për negociata
Lulzim Basha deklaron se është gati për negociata me kryeministrin Edi Rama për reformën në drejtësi.
Por, ai vë si kusht, që të mos ketë kushte!
“Jam gati per negociata ne cdo kohe, me kushtin e vetem qe nuk duhet te kete kushte.
Reforma ne drejtesi, duhet të shoqërohet me reformën zgjedhore.
Nuk ka negociata pa zgjedhje te lira e te ndershme.
Formatin le ta zgjedhe vete kundershtari im.
Si te ndjehet ai komod, por jo takim per shoë dhe foto, takim per zgjidhje.
Deri tani, edhe ne keto momente qe flasim, ai nuk pranon te negocioje as per draftin tone, as per zgjedhjet”, ka thënë Basha për Top Story.
KOHA JONË SONDAZH

