Lulzim Basha ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje

Nga Kreshnik Spahiu

Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehet në “Dashuri” për Lulzimin. Urrejtja dhe dashuria amerikane nuk personifikohen aspak tek këta dy njerëz. Amerikanët nuk po çmontojnë Berishën, që t’i lehtësojnë hipotekimin e partisë Lulzimit. Luli është thjesht vegla, që me hir apo pahir, u përdor për të arritur objektivin. SHBA fuksionon me parimin: “Qëllimi justifikon mjetet”. Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm dy alternativa:

– Të japë dorëheqjen duke bërë pazar me Berishën

– Ta heqin me shqelma nëse reziston dhe tenton ta mbajë me forcë.

Çfarë rruge do zgjedh Lulzim Basha?

Unë kam bindjen se Basha ka kohë që e ka mbyll këtë histori.

Ai ka gënjyer të gjithë.

– Basha gënjeu Amerikanët para zgjedhjeve, duke i thënë: Mos e shpallni Berishën tani Non-Grata, por më prisni pas zgjedhjeve sa të bëjë listën time me deputet besnik.

– Basha gënjeu Berishën dhe i tha: “I xhirova amerikanët dhe i binda të jesh në listë për deputet.”

– Basha gënjeu partinë dhe u tha: “Unë di ca gjëra që nuk thuhen për familjen Berisha”

– Basha gënjeu miqtë e tij dhe u tha: “Berisha se ka të gjatë do vdesë se është plak, ose do e burgosin amerikanët.”

– Basha gënjeu familjen Berisha dhe iu betua: “Unë do ju qëndroj besnik po aq sa babai juaj”

Lulzim Basha e kishte të qartë fundin e tij, prandaj 6 muaj para zgjedhjeve bleu qyl, 4 vila (2 në Gjirin e Lalzit dhe 2 në Lundër)

A mundet një person të blej 4 vila, 6 muaj para nëse ka bindjen se do bëhej kryeministër? Jooo aspak. Do duronte edhe 6 muaj sepse do i falnin 6 pallate po të fitonte, por ai e dinte rezultatin e humbjes. Besoni çfarë po ju them: Lulzim Basha e ka mbyllur këtë histori. Lulzim Basha nuk do rezistoj as me forcë dhe as me gjykatë.

Ai s’ka këllqe të organizoj një mbledhje jashtë partisë, madje dhe kafen me 4 deputet e piu i rrethuar me 14 bodyguard. Ai e ka tepër frikë Berishën. Ai do largohet, sepse e njeh mirë Berishën, dhe rruga e rezistencës është fatale për kokën e Lulzim Bashës. Ai nuk e përballon dot Saliun as kokë për kokë dhe jo më pastaj, që ta mund kur Berisha ka turmën me vehte.

Do thoni ju: A do e mbrojnë amerikanët Lulzim Bashën?

Nuk besoj që amerikanët të mbrojnë një lider që ka ulur “brekët” dhe po dorëzohet. Lulzim Basha u konsumua nga amerikanët si një “prezervativ” një përdorimsh. Qeveria amerikane shquhet për një strategji perfekte. Qeveria Amerikane nuk i ndan Bashën dhe Berishën si “Engjëll me Djallin”, përkundrazi nëse Berishen e shpallën Non-Grata si lider që ka pasuruar klanin e tij apo ka minuar demokracinë, atëhere përfituesi numër 1-sh i korrupsionit Berisha është Lulzim Basha.

Nëse Berisha ka minuar demokracinë, atëherë ekzekutori ishte Lulzim Basha. Për amerikanët Basha e mbylli misionin e tij. Ata nuk do mbështesin dot një lider që as familja nuk e përkrah, madje bashkshortja as pasaportën shqiptare nuk e morri kurrë sepse ishte e bindur se burri nuk do kishte asnjë të ardhme në Shqipëri.

Ai po largohet dhe qëllimish i ka lënë terren Berishës të rikthehet me triumf. Lulzim Basha nuk ja merr dot me forcë partinë Sali Berishës, edhe sikur ky i fundit të arrestohet, me dy “telefonata” nga burgu do e hiqte për leckash Lulzim Bashën. Lulzimi ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje. Nëse ndodh dorëheqja është lojë e paramenduar Basha-Berisha. Nëse ndodh shqelmheqja, është skenar për shkërmoqjen totale të Partisë Demokratike. Në të dyja rastet fundi i Lulzimit, është më i turpshmi i 100 viteve histori politike shqiptare.

SHKARKO APP