Lulzim Basha: Ky regjim i ka ditët e numëruara
Kreu i opozitës, Lulzim Basha foli nga Drejtoria e Policisë së Tiranës për shoqërimin në polici të protestuesve të PD-së. Ai tha se regjimi banditeskt i Edi Ramës i ka ditët e numëruara.
“Këta mendojnë se me anë të dhunës do të trembin shqiptarët, dhe ti detyrojnë shqiptarët të marrin rrugën e emigrimit. Ne jemi këtu për tju thënë se kjo nuk ka për të ndodhur. Ky regjim banditesk i ka ditët e numëruara. Ky regjim që tregoi fytyrën e vërtetë, ka filluar numërimi mbrapsht për të. Kërkuam nga autoritet e prokurorisë shqiptare të vendosin ligjin. Të japin drejtësi për ata që dhunuan protestuesit e pafajshëm ditën sotme. Kush mendon se me frikë me dhunë e terror do të na ndalë të luftojmë për vlerat e demokracisë, shqiptarët e kanë provuar dhe do ta provojnë. Dita e madhe e pranverës së demokracisë po afron”, tha Basha.
Bashkë me një grup deputetësh dhe mbështetësish të PD-së, Basha u fut në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të takuar Ndriçim Babasin dhe aktivistë të tjerë të opozitës që u shoqëruan nga policia gjatë mesditës, pas protestës te Parku i Liqenit Artificial
KOHA JONË SONDAZH

