Lulzim Basha: Lufta ndaj korrupsionit, jetike për Klosin dhe gjithë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha, vijoi këtë të dielë turin e tij me takime në të gjithë vendin. Këtë të dielë ishte në Burrel e Klos. Gjatë vizitës në Klos, Basha zhvilloi takime me tregtarë e sipërmarrës të qytetit.

“Në Klos tregtarët presin blerësit e munguar, e ata pak blerës që erdhën marrin shumë pak gjëra pasi buxheti i vogël në dispozicion nuk ua mundëson të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitesh, dhe tregtarët detyrohen ti kthejnë sërish në shtëpi shumicën e produkteve të tyre. Ata përballen sot me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për shtresat e varfëria, për sektorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesën e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse”, tha Basha.

Për të ndryshuar këtë situatë sipas Bashës “sot është jetike ti jepet fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë, shqiptarëve tu kthehen mbrapsht”. Basha tha se lufta ndaj korrupsionit është jetike për Klosin dhe gjithë Shqipërinë. Më herët, Basha ishte në Burrel.

SHKARKO APP