Lulzim Basha mbledh sot aleatët, pritet qëndrimi i PR
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka lajmëruar se sot pasdite do tw mbledh në selinë e Partisë Demokratike aleatët për të diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Gjatë tryezës që mbahet gati 3 muaj para votimeve, pritet të arrihen marrëveshjet e para për ndarjen e bashkive apo edhe për emra konkretë kandidatësh. Aleatja më e madhe e demokratëve, Partia Republikane ka shfaqur pakënaqësitë e para për mungesën e një tryezë të tillë, duke paralajmëruar edhe daljen më vetë në zgjedhje. Pritet takimi i pasdites për të mësuar nëse oferta e PD do të qetësojë situatën disi të tensionuar mes dy partive. PR, nga deklarata e djeshme i la afat 10 ditë PD-së për marrëveshjen parazgjedhore.